TIRANE- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit, që zgjedhjet në Dibër të mbahen në 11 Gusht. Vendimi argumentohet nëpërmjet dy pikave, ku sqarohen arsyet e refuzimit.

Sipas pikës 1, gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit. Kurse arsyeja e dytë është ajo që, gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj.

Për këto kjo gjykatë ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste për të pezulluar dekretin e presidentit Nishani, për ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Dibër.

Partia Socialiste padinë e saj e bazonte në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.

Sipas PS-së, shpallja e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës para botimit Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor gjithashtu.

Por duke qenë se bëhet fjalë për pushtet vendor, akti merr vlere administrative. Presidenti me dekretin e tij të 2 gushtit, sic pretendonte PS, ka shkelur nenin 132, pika 2, të Kushtetutës dhe nenin 10 të kodit zgjedhor.

Presidenti përcaktoi 11 shtatorin për zgjedhjet në Dibër pasi në 1 gusht Gjykata Kushtetuese e quajti të vlefshme procedurën e ndjekur nga qeveria, për shkarkimin e Shukri Xhelilit.

Vetë presidenti Nishani argumentoi se dekreti nuk ka asnjë shkelje, pasi data e zgjedhjeve ishte përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb