Në makinën e hedhur në erë mbi urën pranë zonës së ish NSHRAK-ut udhëtonite një person i vetëm.

Shoferi, siç duket në foton e siguruar nga “BalkanWeb” mban veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona xhins.

Fillimisht u raportua se ai kishte humbur jetën, por gjatë transportit për në spitalin e Traumës, i riu ka shfaqur shenja jete. “BalkanWeb” mëson se i riu u identifikua si Preng Gjini 51-vjeç, vëllai i Armando Gjinit, edhe ai i ekzekutuar në Mirditë pak muaj më parë.

Deri më tani dyshohet se Gjinit iu bë një atentat me telekomandë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: