Dani Alves paraqitet nw gjyq me akuzwn e pwrdhunimit. Futbollisti i dytë me mw shumw trofe nw historinw e futbollit pas Leo Messit, qw ka luajtur edhe për Juventusin, si dhe për Barcelonën, PSG-në dhe Brazilin, po përballet me gjyqin për krimin e dyshuar të dhunës seksuale, që deri më tani i ka kushtuar një vit paraburgim parandalues, pas arrestimit të tij në fillim të vitit 2022.

Pozicioni i tij është shumë i ndërlikuar, edhe sepse siç theksohet nga prokuroria, “ekzistenca e mungesës së pëlqimit të kryerjes së aktit seksual është evident, prandaj jemi këtu”.

Futbollisti nga ana e tij shpreson në një lehtësim të dënimit për shkak të metodave të hetimit të fakteve dhe gjendjes së tij të dehur. Akuza ndaj tij është shumë e rëndë: sulm seksual me akses trupor. Në praktikë, Dani Alves është bërë protagonist i një akti seksual jo konsensual, përfshirë edhe depërtimin.

“Viktima” është një vajzë 23-vjeçare, e cila tha se ishte abuzuar nga braziliani në banjën e një klubi të famshëm nate në Barcelonë. Për të konfirmuar tezën e saj janë mbledhur edhe prova të shumta nga autoritetet, pasi vajza iu nënshtrua trajtimit.

Këmishë e bardhë, xhinse, atlete dhe shprehje e provuar në gjykatë për Dani Alves, i cili tregoi një qëndrim shumë modest. 23-vjeçarja synon të marrë drejtësinë dhe mesa duket deri më tani ka mohuar çdo lloj marrëveshjeje financiare për dëmshpërblim (prokurori do të kishte propozuar njohjen e fakteve dhe pagesën e një shume disa herë më të lartë se 150 mijë euro dëmshpërblim të kërkuar nga gjyqtari hetues).

Dani Alves
Dani Alves

Gjatë gjyqit, vajza e re do të dëshmojë prapa ekranit dhe me zë të deformuar, duke përsëritur versionin e saj të ngjarjeve. Me të do të jenë edhe disa të pranishëm atë natë, përkatësisht një shoqe, kushëriri i saj, portieri dhe dy kamerierë nga klubi i natës “Sutton”.

Pozicioni i Alves është shumë i ndërlikuar, me kërkesën që ai të dënohet nga 9 deri në 12 vite burg. Ky është maksimumi për këtë lloj vepre penale. Futbollisti do të jetë në gjendje të llogarisë mbështetjen e nënës së tij Lucía Alves, vëllezërve të tij dhe padyshim avokatit Inés Guardiola.

Për palën mbrojtëse është në fokus cwnimi i së drejtës themelore të prezumimit të pafajësisë së futbollistit, i cili muajt e fundit i është nënshtruar një “gjykimi paralel” me rrjedhje informacioni në media. Një situatë e cila sipas avokatit ka ndikuar në pozicionin e futbollistit deri në “paraqitjen e tij si agresor seksual”.

Për më tepër, fokusi është në gjendjen e pretenduar të dehur, në të cilën ndodhej Alves në kohën e ngjarjes së rëndë. Mbrojtja thekson se atij nuk iu dha asnjëherë një alkomaterial. Gjendja e dehjes (ekziston edhe dokumente në mbështetje të kësaj teze) do të ishte një faktor lehtësues, i cili do të sillte uljen e dënimit.

Por për fat të keq të Dani Alves, fakti që ndryshe nga ankuesja, e cila ishte gjithmonë konsekuente në historinë e saj të ngjarjeve, ai ndryshoi versionin 5 herë, duke shkuar nga “nuk e njoh fare këtë zonjë”, për të konfirmuar “seksin oral” dhe depërtimin e mohuar për të shpëtuar martesën e tij, më pas raportin seksual me dëshirën e dy palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb