Rui Pinto, 31 vjeç, me origjinë nga Vila Nova de Daia, nuk është një qendërsulmues rrace, por një hacker portugez që në vitin 2015 nxorri në dritë dokumentet e Football Leaks, të publikuara nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, duke zbuluar intrigat dhe parregullsitë të shumë klubeve të përfshira në baste të paligjshme.

Një pjesë e punës së tij është përdorur dhe për hetimet që lidhen me shkeljet e Fair-Playt Finanaciar, që në shkurt sollën pëjashtimin për dy sezone të Mançester Sitit nga Kupat e Europës dhe gjobitjen nga UEFA me 30 milionë euro.

City Uefa
City Uefa

Rui Pinto u arrestua në janar të vitit 2019 në Hungari me akuzën për një shantazh ndaj fondit “Doyen Sport”, ku kishte kërkuar 1.5 milionë euro për ndërprerjen e publikimeve online të dokumenteve të siguruara në rrugë ilegale., dhe dy muaj më pas u ekstradua nga Budapesti, që ia dorëzoi atë policisë portugeze.

Pas një viti burgim, Rui Pinto është transferuar në një apartament në Lisbonë, ku do të vijojë arrestin në shtëpi. I është ndaluar përdorimi i internetit, por këto ndryshime konfirmojnë se diçka ka ndryshuar dhe siç kanë thënë avokati i tij, Ulliam Burdon, “ka shumë mundësi që Rui Pinto ta vijojë procesin si një njeri i lirë”.

Ka një emër pas kësaj: Isabel dos Santos, bija e ish-presidentit të Angolës, gruaja më e pasur e Afrikës. Pinto ka qenë burim për Luanda Leaks, që janarin e shkuar ka publikuar mekanizmat e perandorisë financaire të Dos Santosit, tashmë nën hetim për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Një histori për të cilën në Europë nuk është folur shumë, por jo në Portugali, që lajmet e ish-kolonisë të pasur me naftë, flori e diamante, zënë vend kryesor.

Isabel Dos Santos
Isabel Dos Santos

Isabel Dos Santos

Izabel është bija e ish-presidentit të Angolës, Zhoze Eduardo dos Santos, në pushtet prej vitit 1979 deri në vitin 2017. Ai ka krijuar një pasuri të madhe falë pushtetit dhe korrupsionit. Isabel, e lindur në Baku në vitin 1973, sipas revistës “Forbes” ka një pasuri prej më shumë se 2 miliardë dollarë. Më 19 janar, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, kishte publikuar detajet e mekanizmit të pasurisë së saj, të ardhura nga toka e popullit angolez. Tre ditë më pas, më 22 janar, administratori i kësaj pasurie, Nuno Ribeiro da Kunja, u gjet i vdekur në garazhin e shtëpisë së tij.

Një “Spy-Story” që tronditi Portugalinë dhe ku Rui Pinto me punën e tij pati një rol vendimtar. Kjo shpjegon lehtësimin e masës së arrestit. Rui Pinto, tifoz i Portos dhe fans i madh i Kristiano Ronaldos, është autodidakt në informatikë. Në moshën 23-vjeçare arriti të zhvasë 300 mijë euro nga një bankë në ishujt Kajman, por ai e ka mohuar këtë krim, teksa thotë se ka të dhëna sesi ishujt Kajman përdoren për evazion fiskal dhe riciklim parash. Nga hacker i tmerrshëm në bashkëpunëtor i drejtësisë… tashmë dikush duhet të trembet realisht nga Rui Pinto.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb