E besoni apo jo, por Sylvinho, trajneri i Kombëtares, është kundër vendimit që pritet të marrë UEFA, ku këtë të hënë do të shqyrtohet propozimi për të shtuar numrin e lojtarëve që do të grumbullohen për në Evropian, nga 23 në 26. Në fillim, kur u bë publike kjo ide dukej si një bekim për Sylvinho-n pasi në këtë mënyrë do ta kishte më të lehtë për të përpiluar listën finale, do të kishte mundësi të grumbullonte tre lojtarë më shumë, duke shmangur në këtë mënyrë skenarë të mundshëm si në “Euro2016”, në një kohë kur të shumtë janë legjionarët që presin një ftesë.

Silvinjo 1
Silvinjo 1

Corriere dello Sport ka zbuluar se vetëm 2 nga 26 trajnerët që marrin pjesë në “Euro2024” janë kundër zgjerimit të listës. Vetëm trajneri i Francës Didier Deschamps dhe Sylvinho nuk preferojnë që ky rregull të ndryshojë.

Kkkkkkkkkkkkkkkkkkkk
Kkkkkkkkkkkkkkkkkkkk

Të gjithë trajnerët ndodhen këtë të hënë në Dusedorf ku do të japin opinionin e tyre për këtë temë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: