Juventus fitoi 2-0 ndaj Pafos, por vuajti jo pak. Pas sfidës së Champions, ka dhënë mendimin e tij, legjenda e bardhezinjve, Del Piero.
“Pesha e së kaluarës, në kuptimin e sukseseve të klubit, ekziston, por ekziston edhe pesha e së kaluarës së afërt, sepse kjo skuadër është krijuar nga ajo që ndodhi sezonin e kaluar, me disa ndryshime të mëdha te lojtarët kyç”.
“Lojtarët me personalitet u zëvendësuan nga lojtarë të rinj dhe ambienti i Juventusit nuk është për këdo. Është më kompleks. Kemi parë futbollistë që në klube të tjera janë më të lirë në kokë. Vështirësitë janë objektive dhe të përditshme”.
Ata fituan sot, por tani duhet të shkojnë në Bologna të dielën dhe mund të pësojnë dy gola, kush e di? Je gjithmonë në prag. Pyetja ime për Spallettin lidhej me këtë. Ka emergjencë në mbrojtje sepse ai kërkon një mbrojtës të djathtë që të luajë si qendërmbrojtës i djathtë. Ai ka ndryshuar shumë dhe nuk ka pasur asnjë siguri taktike apo sa i përket karakteristikave të lojtarëve, përveç Yildizit. Ku i krijon siguritë? Si i krijon? Gjithçka bëhet më e vështirë në kokat e të gjithëve, sidomos te ata që nuk luajnë rregullisht”.
