Doni polemikë? Ja tek e keni. Ka nisur kështu revolta në rrjetet sociale e tifozëve të Liverpulit, të cilët kanë gjetur dhe përkrahjen e tifozëve të Real Madridit dhe të gjithë “anti-barcelonistëve” të tjerë. Goli i tretë i Barcelonës në “Camp Nou”, ka ardhur sipas një gabimi të madh të gjyqtarit Bjorn Kuipers.

Sipas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, Leo Mesi ka “goditur” me grusht Fabinjon dhe faulli i është dhënë numrit 10 të katalanasve, jo lojtarit të Liverpulit. Aksioni është ai i faullit, me Mesin që ka kërkuar të mbyllë murin me Suarezin, por është bllokuar nga Fabinjo, teksa duket se ka goditur këtë të fundit. Tashmë, tifozët e kuq kërkojnë me zë të lartë skualifikimin e “Pleshtit” në ndeshjen e kthimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: