Futbolli turk u shokua mbrëmë nga një incident. Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca goditi me grusht arbitrin Halil Umut, menjëherë pas ndeshjes me Rizerspor. Shkak u bë një penallti e akorduar në fund, çka bëri që ndeshja të mbaronte 1-1.

Në Turqi ka patur shumë reagime, ka folur edhe Erdogan, por jo vetëm. Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Dënoj sulmin ndaj Halil Umut. Ngjarje të tilla shfaqen si goditje jo vetëm për një gjyqtar, por edhe për themelet e njerëzimit”, ka shkruar mesfushori turk.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: