DURRES

Delegimi i gjytarëve të Durrësit në qytetin e Kavajës ka krijuar vonesa në përfundimin në kohë të  cështjeve  për të cilat janë deleguar përgjatë vitit 2018, duke krijuar në këtë mënyrë vonesa dhe zvarritje me shqyrtimin e dosjeve. Këtë fakt e ka bërë të ditur Krytarja e Gjykatës së Rrethit të Durrësit, Joana Qeleshi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.

Sipas saj, në Gjykatën e Durrësit ka një rritje të ndjeshme të cështjeve të mbartura me rreth 1230 të tilla ose 339 më shumë se viti 2017. Shkak për këtë situatë janë bërë parashikimet e reja ligjore sa i përket pezullimit të gjykimeve, vecanërisht kjo e theksuar për cështjet penale.

Ndërkohë, e pranishme në analizë ishte dhe Prokuroria e Rrethit të Durrësit, Anita Jella,  e cila gjatë fjalës së saj, e quajti sfidues vitin 2018 për organin e akuzës, ndërsa mbetet shqetëses kthimi I dosjeve për hetim

Problematikë mbetet në Gjykatën e Durrësit dhe mbulimi me audio i sallave dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre. Për vitin 2018 në Gjykatën e  Durrësit janë regjistruar rreth 600 cështje me shumë se në 2017, ose 8426 cëshjte civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb