Leo Messi mbetet goditja më e madhe e Barcelonës, fakti që nuk u largua është mbase i vetmi lajm pozitiv në këtë merkato vere. Stafi drejtues i klubit blaugrana bëri gjithçka për ti dhuruar trajnerit Koeman një blerje të rëndësishme, tentuan deri në fund për të transferuar beniaminin e tij Memphis Depay por sulmuesi holandez është i detyruar të qëndroj te Lion. Pengesë në këtë transferim u bë Ousmane Dembele, francezi refuzoi në mënyrë kategorike largimin tek Man.United.

Në këtë sesion të merkatos, nga Barcelona u larguan disa lojtarë, i pari ishte Luis Suarez ndërsa në orët e fundit të njëjtën fat pati edhe Rafinha, braziliani u transferua te PSG me titull definitiv. Mesfushori brazilian firmosi në Paris një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2023. Në formë huazimi nga Barcelona për të Benfika u largua edhe Jean-Clair Todibo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb