Partizani ka bërë një hap drejt titullit kampion, pas barazimit 1-1  me Kukësin, por në klubin e kuq, të gjithë duket se preferojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë derisa matematika të ketë thënë fjalën e vet. Nuk janë vetëm lojtarët e stafi teknik ata që e mendojnë në këtë mënyrë, por edhe vetë presidenti i klubit, Gazment Demi, i cili nuk dëshiron të festojë para kohe.

“Të jem korrekt, e meritonim fitoren, por edhe barazimi ishte shumë i mirë për ne. U bë lojë e bukur dhe ekipi luajti më mirë, ndaj jam i kënaqur me atë që pashë dhe morëm”, tha ai për “SuperSport” duke insistuar se rruga e ekipit të tij është ende e gjatë. “Titullin nuk e kemi fituar akoma matematikisht, ndaj duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë”, theksoi Demi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb