Kryebashkiaku i Shkodrës në detyrë, Bardh Spahia deklaroi sot se demokratët nuk na braktisën dhe votat e tyre janë aty.

Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes në selinë blu, Spahia i cili humbi zgjedhjet përballë Benet Becit tha se u përdorën paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki.

“Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty”, deklaroi Spahia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: