Humbja 1-2 në Izrael ka bërë që pesimizmi për Kombëtaren të rritet. Gjithsesi, ka prej atyre që besojnë ende te kuqezinjtë. Një prej tyre është edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale. Demollari beson se ringritja e Shqipërisë është thjeshtë çështje kohe.

“Humbjet janë gjithmonë të vështira për t’u përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe së bashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg.Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e t’i këshillojmë” – Tha ai.

Ddddddddd

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb