Ashtu siç edhe pritej, Myrto Uzuni mungoi tek Austin për ndeshjen e 14 shtatorit. Ekipi i tij megjithatë vazhdon formën pozitive, duke mposhtur 1 me 2 Vankuver në transfertë.
Kjo është java e katërt radhazi që Uzuni humbet në MLS. Shkak është bërë dëmtimi në këmbë.
Dhe pse nuk ka një datë të saktë për rikthimin, pritet të mungojë te Kombëtarja. Kështu nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Rolando Maran.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve. Aty ku rezervohen takimet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
