Alvaro Morata pritet të humbë ndeshjet e radhës me përfaqësuesen spanjolle, pasi është dëmtuar në sfidën e sotme mes Çelsit dhe Mançester Sitit. Futbollisti spanjoll, ishte në listën e Lopeteguit për sfidat kundër Shqipërisë dhe Izraelit dhe mendohej se do të ishte titullar, por tani rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Në fundin e pjesës së parë, lojtari u ndal ndërsa po vraponte pasi ndjeu dhimbje në pjesën e prapme të kofshës së majtë dhe u nis menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, duke bërë të qartë se kishte pësuar një tërheqje dhe nuk mund të vazhdonte në këtë sfidë.
1506791455632_lc_galleryImage_EDITORIAL_USE_ONLY_No_use-470x323
Ky dëmtim mund të detyrojë Lopeteguin të thërrasë një sulmues tjetër në ekip, pasi ka në listën e tij si “9” të mirëfilltë vetëm Iago Aspas dhe Rodrigo. Diego Kosta mungon meqë nuk ka zhvilluar fazë përgatitore normale për këtë sezon pas problemeve me Çelsin, ndërsa David Vija u la jashtë listës meqë kishte pësuar një dëmtim në MLS. (p/sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb