Fshatrat e Memaliajt në terr të plote si pasoje e mungesës së energjisë elektrike. Burime zyrtare konfirmojnë për gazetaren Brikena Metaj se energjia mungon në fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjesë e Njësisë Administrative Buz-Bashkia Memaliaj.

Ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Qendër Memaliaj dhe në fshatin Kashisht.

Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe. OSHEE Gjirokastër po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb