Anis Mehmeti po kalon momentin më delikat në karrierën e tij. Duke qenë se Ipsuiç është eliminuar nga “EFL Cup” që në shtator, Premier Ligë është opsioni i vetëm për të fituar minuta. Pikërisht aty ku Mehmeti qëndron plotësisht jashtë skuadrës.
Mehmeti dërgoi një mesazh më 27 tetor, duke shpërndarë pikërisht postimin e Herri Kejn që fitoi Topin e Artë. “Puno fort në heshtje. Lër suksesin të bëjë zhurmë”, shkruhej në postim.
Janë tetë javë të Premier Ligë ku Mehmeti nuk është preferuar as në stol. Me vendimin për të mos pranuar ofertat e Championship, Mehmeti rrezikoi karrierën e tij.
Lënia në tribunë duket edhe si dënim. Nuk dihet nëse vjen nga klubi apo është vetëm vendim i trajnerit Geri O’Neil.
