Franca është shteti i parë që ka marrë masat pas dënimit të Skënderbeut nga UEFA. ARJEL, kompani shtetërore e cila monitoron kompanitë dhe fluksin e basteve online, ka urdhëruar të gjithë operatorët të mos kuotojnë asnjë ndeshje të kampionatit shqiptar në të cilin merr pjesë Skënderbeu.

Në vendimin e publikuar më 9 prill thuhet: “Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, shkruhet në vendimin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

arjel

Zakonisht, kompani të veçanta bastesh mund të ndërpresin kuotimin e ndeshjeve të një ekipi për arsye nga më të ndryshmet, por vendimi i mësipërm i siguruar është edhe më i rrallë pasi bëhet fjalë për një agjenci shtetërore e cila ka autoritet të plotë mbi të gjithë territorin francez dhe që bën të jashtëligjshëm këdo që del kundër këtij vendimi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb