TIRANE- Një tjetër denoncim ka shkuar në adresë të ish-kryeministrit, Sali Berisha këtë herë për ndërtimet pa leje që thuhet se po bëhen në fshatin Qerret të bashkisë së Kavajës.

Një qytetar dixhital i ka dërguar Berishës fotot e mëposhtme, ku tregohen disa pallate që pretendohet se po ndërtohen nga Elvis Roshi dhe Gentjan Daja, në toka që sipas denoncuesit ia kanë grabitur banorëve të fshatit.
17159253_746001075560802_8256538717816052655_o (1)
STATUSI I PLOTË I BERISHËS
Shkaterrohet turizmi i Kavajes!
Qytetari dixhital denoncon:
Elvis, Edvin, Denar Rroshin dhe Gentjan Dajen, kreun e PS Kavaje, te cilet me mbeshtetje te Rames
grabisin toka dhe bejne kerdine ne Plazhin e Qerretit.
Me poshte keni mesazhin dhe fotot e pallateve te Edi Rames dhe pushtetareve te tij! sb
“pershendetje zoti Sali Berisha
Une jam banor i qytetit te kavajes dhe desha te denoncoj te ju nje vjedhje te banoreve te fshatit qerret.Elvis rroshi dhe gentjan daja ndertojne pallate ne plazh te qerretit,po i vidhen hapesirat.po ju dergoj disa pamje qe i kam bere me date 20 shkurt.se bashku me qeverine rama po rrembejne tokat tona,qe sa gjejne nje hapesire po ngrejn pallate duke rrenua turizmin e kavajes”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: