Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur rreth amnistisë penale, ndërsa shtoi se të gjitha akuzave do t’i përgjigjet në në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike.

Ai tha se të gjitha përgjigjet do të merren të enjten.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: