TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit deklaron se kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja është dhunuar, me urdhër sipas tij të dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se ngjarja ka ndodhur para një jave, ndërsa shton se Llatja është rrahur nga ‘banda e bashkisë’, pasi nuk i është bindur urdhrit të dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë.

DENONCIMI TEK BERISHA
Rrihet dhe bëhet peshk në dru narkokreu monist i bashkisë së Elbasanit!

Lexoni denoncimin e qyretarit dixhital. sb
Përshëndetje doktor Berisha po të percjell një lajm nga Elbasani jonë i bukur. Kryetarin e bashkisë Gledjan Llatja e ka bërë peshk në dru para një jave nga vet banda e beshkisë sepse nuk i eshtë bindur urdhrave të dhëndrit të Qazim Sejdinit… të lutem anonim se janë shumë të rrezikshëm për ne që jetojmë në Elbasan..të përshëndes..

Berisha Fb
Berisha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb