Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari për një ngjarje në Bulqizë.

Sipas dëshmitarit dixhital, në këtë qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa policia e shtetit- thekson ai- nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ngjarjes. Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se banorët kanë frikë të ecin në rrugë.

DENONCIMI TEK BERISHA
Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb
Mirmbrema Dr Sali Berisha.
Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallash nikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem

Berisha
Berisha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb