Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë kanë dakord se asnjë vendi nuk mund t’i lejohet të vendosë tarifa tranziti në Ngushticën e Hormuzit, tha Departamenti i Shtetit. SHBA dhe Kina po përpiqen të gjejnë terren të përbashkët në përpjekjet për të ushtruar presion mbi Iranin që të heqë dorë nga kontrolli i Ngushticës së Hormuzit..
Deklarata e Departamentit të Shtetit vjen përpara një samiti të rëndësishëm midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping.
Mbyllja pothuajse e plotë e arteries jetësore tregtare nga Irani, pas sulmeve ajrore të përbashkëta izraelito-amerikane më 28 shkurt, ka tronditur tregjet globale të energjisë.
