Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon me masë administrative gjobë subjektin “Gjikuria”. Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu inspektim në zonën e Dhërmiut ku konstatoi një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit.

Gjatë verifikimit të kryer, subjekti rezultoi se nuk ishte i pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2. Për shkak të këtyre shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masën administrative dënim me gjobë në vlerën 1,000,000 lekë.

1 milion lekë konsiderohet një gjobë simbolike për një kompani të madhe ndërtimi dhe krejtësisht disproporcionale me dëmin e shkaktuar në një prej zonave më të rëndësishme turistike të vendit.

Rasti ngre sërish pikëpyetje mbi mënyrën sesi institucionet veprojnë ndaj kompanive të fuqishme, duke krijuar perceptimin se kur bëhet fjalë për subjekte të caktuara, shteti zgjedh të zbusë dorën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu u mor dhe masa plotësuese e pezullimit të aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit. Kompanisë “Gjikuria” ju ngarkua edhe detyrimi për të eliminuar pasojat e shkaktuara në një afat të arsyeshëm, për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: