Nga ELDA MENGA*

Deputët demokratë mund të lënë mandatin për t’u bërë pjesë e garës për 61 bashkitë e vendit. Për shkak të ndarjes së re territoriale, nënkryetari Edmond Spaho është pro kandidimit të deputetëve, të cilët kanë ndikim të madh të zonat e tyre elektorale.

“Këto zgjedhje kanë një specifikë, – tha Braho. – Zhvillohen me hartën e re elektorale. Krejt normale do të më dukej që edhe deputetët të mund të shprehnin interesimin, edhe kandidatë të tjerë që momentalisht mund të mos jetojnë në ndonjë rreth, por kanë lidhje të fuqishme me atë zonë.

Rrugën e hapur për garën elektorale e kanë edhe kryetarët e degëve: “Kryetarët e partive në rrethe kanë një mandat politik. Për rrjedhojë, është krejt normale që ata të inspirojnë për të kandiduar.”

Por, cili do të jetë kandidati më i miri i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës? Spaho tha: Nuk dua të ndalem në emra të përveçëm, sepse ka mjaft kapacitete në PD që mund të drejtojnë Bashkinë e Tiranës.”

Në selinë blu ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Procesi nis këtë fundjavë. “Kryesia e çdo dege që do të drejtojë kalendarin, do të mblidhet nga kandidati i shtabit, – shpjegoi Nënkryetari i PD-së. – Në fundjavë ose në ditët e para të javës së ardhshme do të zhvillohen këto mbledhje, ku do të përcaktohen kalendarët dhe menjëhërë do të fillojnë të zyrtarizohen kandidaturat.” Gjithashtu, Spaho tha e do të ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbaheshin në një ditë me ato parlamentare.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb