Deputetë të Kongresit amerikan dënuan sot fuqishëm autoritetet kineze gjatë një seance speciale që i dedikohej disidentit Liu Xiaobo, që vdiq një ditë më parë në Kinë.

“Ky krim, vdekja dhe reduktimi në heshtje e Liu Xiaobo, duhet të ndjekë partinë komuniste kineze si një njollë e përhershme dhe e paheqshme”, deklaroi republikani Chris Smith, që drejton nënkomisionin e të drejtave të njeriut në komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndërsa kryetarja e demoratëve në Dhomë, Nancy Pelosi kritikoi “përbuzjen e turpshme të Kinës për liritë themelore”.

“Ka të burgosur për ndërgjegjen në Kinë dhe në vende të tjera në botë që kanë nevojë për ndihmën tonë”, deklaroi republikani Ed Royce, president i komisionit.

“Që guximi i Liu Xiaobo të na nxisë edhe neve që të luftojmë për lirimin e tyre”, theksoi ai.

Deputetët bënë thirrje gjithashtu për lirimin e së vesë të fituesit të çmimit Nobel për paqen, Liu Xia, që është në arrest shtëpie që prej vitit 2010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: