Protesta kundër ka vijuar edhe në ditën e 80-të, ndërsa ato kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimit të tyre.

Një qytetar u shpreh i revoltuar dhe ndaj deputetëve të Kuvendit, duke i akuzuar këta të fundit se nuk reagojnë dot përballë kryeministrit.

“Gjuha shqipe ka nevojë të pasurohet, këtë e them sepse, çfarë është ai Parlament?! Si flet Rama atje, krruan kokën, çfarë jeni orë, çfarë janë këto lloj njerëzit. Nuk u them dot as dele, sepse delja bën një ‘beeeee’ këta as beee nuk bëjnë”, tha ai.
Ai I ka kërkuar gjithashtu Ramës të largohet nga posti, pasi edhe nëse jka vjedhur, edhe nëse është i paaftë, janë të dy arsye që nuk legjitimojnë qëndrimin e tij në postin e kreut të qeverisë.
“Ik se je hajdut, ose je I paaftë sepse të gënjejnë të tjerët, në të dy rastet duhet të ikësh. Je babai I shtëpisë, me dashje pa dashje je, unë s’ta kam dhënë kurrë votën, por ka që ta kanë dhënë dhe janë zhgënjyer”, tha ai.
Ai e ka mbyllur fjalimin e tij duke u shprehur se nuk largohet nga sheshi deri në dorëheqjen e Ramës, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të luftojnë sa nuk është ende vonë.
“Popull i dashur, këta I them për ata që janë në shtëpi e lulishte, luftoni sa nuk është vonë sepse Rama, ky lloj robi e shkatërroi çdo gjë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb