Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme përmes një komunikimi në rrjetet sociale se politikanët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen vettingut në të njëjtën mënyrë si magjistratët.

Sipas Bashës nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

Ai u shpreh më tej se përmes këtij ligji do bëhet e mundur që shqiptarëve t’u tregohen cilët janë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e që nuk i shërbejnë interesave qytetare.

“Sot kam depozituar projektligjin për vetting-un e politikanëve.

Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: