Deputeti demokrat Dashnor Sula u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestën e thirrur ditën e sotme në orën 17:00.

Sula gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve iu drejtuar Ministres së Ekonomisë që të mos i përbuzë protestuesit dhe kauzën e tyre por të marrë seriozisht shqetësimin e tyre.

Sipas Sulës, Ministrja nuk e di se sa është rritur në të vërtetë çmimi i bukës, pasi ajo vetë nuk bën pazaret e shtëpisë së saj.

Deklarata e Sulës:

Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që e ndiejnë që ti bashkohen sot protestës së thirrur nga shoqëria kundër rritjes abuzive të çmimeve.

Në Komisionin e Ligjeve i kërkova ministres së ekonomisë që të mos përbuz qytetarët që protestojne me të drejtë, në vend të arrogancës që tregojnë duhet të shikojnë masat qe kane marrë vendet e rajonit per përballimin e krizës.

Shqipëria ka pagen minimale më të ulët në rajon, Europe po e po, por ka çmimet më të larta në Ballkanin Perëndimor, madje edhe më të shtrenjta se në disa vende të BE.

Jemi në muajin e dytë të luftës në Ukrainë, ku pasojat ndihen edhe te ne, por qeveria përveçse u ka marrë taksat, nuk u ka dhënë asnjë lek qytetarëve për ti ndihmuar në perballimin e rritjes së çmimeve.

Ministrja e cila tha se kush merr 140 euro në muaj quhet i pasur insiston dhe thote se 30 mijë lek të vjetra ne muaj shtesë mjaftojnë për të përballuar rritjen.

Meqë ministrja nuk ben pazaret e shtepisë vet, po i them se një bukë masive kushton 120 lek të reja nga 70-80 që ishte. Pra me 30 mijë lekshin qeveria su blen dot as bukën pensionistëve për një muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: