Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar foton e një kabine elektrike e cila është e rrethuar nga droga.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Mziu tha se ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij.

 

Postimi i plotë

Gabinën elektrike e ka “zënë hashashi”, i mbjellur tek Gabina e OSHEE dhe e vaditur nga ujësjellësi!

Bashkëpunimi i shkëlqyer OSHEE & Qeveri në korrupsion! Bashkëpunim i shkëlqyer OSHEE & Hashash & Qeveri & Ujësjellës, në kultivimin e Canabis sativa !

Sot në seancë parlamentare midis të tjerave u fol për korrupsionin në OSHEE, për të punësuarit e saj patronazhist, por dhe për gjëndjen e vështirë të infrastrukturës energjetike në këtë qark, ku rilindja nuk ka bërë asnjë investim në këto 8 vite!

Midis shumë fotove denoncuese të infrastrukturës energjetike, u bë dhe një foto e një gabine elektrike në kushte skandaloze dhe rrezik për qytetarët se mos i zinte korenti! Por në këtë foto 👇 tregohet qartë që është rrethuar nga hashashi në kulmin e prodhimit të  tij.

Dhe unë i kërkova mazhorancës të ndërhyjë sa më shpejt se “Gabinën Elektrike” e ka “zënë hashashi”! Ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij!

 

Gy
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb