POGRADEC- Edmond Spaho, deputeti i PD-së ka shkuar sot Vërdovë të Pogradecit për tju gjendur pranë familjarëve të 38-vjeçares e mbytur sot në lumin që i kalonte përpara shtëpisë.

Deputeti ka lëshuar sërish apelin për tu shpallur gjendja e emergjencës.

“Sot patëm një viktimë nga përkeqësimi i menjëhershëm i motit në një zonë e cila nuk është në hartën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin. Ne kemi insistuar që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, sepse ju e kuptoni që me këtë përkeqësim të motit, se situata është skandaloze dhe problematike në rrethet e Fierit, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës. Shtabet vendore aty nuk janë në gjendje, nuk kanë burime materiale, logjistike dhe mjete financiare që2 të mund të përballojnë gjithë këtë problemetikë të shkaktuara në një javë, Qeveria të braktisë show-n mediatik se e ka gjithçka në kontroll, pasi në kontroll nuk ka as oborrin e kryeministrisë, Ti përvishet punës, pasi këta banorë po heqin pikën e zezë”, tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: