Deputeti demokrat, Tritan Shehu deklaroi që Kuvedni duhet të mblidhet të enjten dhe të miratojë rezolutën sa takon luftës në Ukrainë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu thekson se maxhoranca me opozita e “bravës” bllokojnë Kuvendin per agresionin e Rusise e pasojat e tij ne Rajon.

REAGIMI I SHEHUT
Kuvendit mos t’i vendoset “brava”, ai duhet te mblidhet te enjten ne seance per Rezoluten!
Maxhoranca me Opoziten e “braves” bllokojne Kuvendin per agresionin e Rusise e pasojat e tij ne Rajon.
Ndersa Serbia ngel e vetme ne Europe ne krah te Rusise me Bjellorusine, Shqiperia vazhdon te jete nen lidershipin e saj me “Ballkanin e hapur”.
Por fatkeqesisht Kuvendi i Shqiperise ne kete situate kaq te rrezikeshme edhe per Rajonin, me te dy ato pjese te tij te bera “nje”:
1-Refuzon te diskutoje kete ceshtje ne nje seance te vecante dhe te dale me nje Rezolute perkatese.
2-Refuzon t’i kerkoje Qeverise distancimin e plote nga “Ballkani i hapur”, si nje nisme ne funksion te Serbise dhe e penetrimit rus ne Rajon nepermjet saj, percarese dhe anti BE ajo.
Dua te theksoj dhe per ata qe po flasin per “ushqimin” e popullesise, se kjo do te permiresoje ndjeshem edhe kapacitet ushqimore te vendit me rritjen prodhimeve bujqesore e blektorale, qe po shkaterrohen nen peshen e konkurences se Serbise.
3-Refuzon ne menyren me te pa pergjegjeshme te mblidhet kete enjte ne seance.
Ne keto dite kur gjendja ne Europe po behet tragjike, jemi Parlamenti i vetem ne Boten Demokratike, qe mbyll “sallen” per te derguar deputetet ne “zonat e tyre”!
Me thone se te njejten gje, ndalimin e debateve ne seance e ne Komisionin e Jashtem po e ben dhe Parlamenti i Serbise.
Pra e paskemi nje model si udherefyes!!!
Nderkaq edhe drejtuesit e atij grupi parlamentar demokrat ne Kuvend heshtin, kur duhet te “ ulerinin” kunder veprimeve te tilla, qe demtojne rende rolin e imazhin e vendit.
“Bravat” nuk na nderojne e as mund te shpetojne ndokend mbas tyre.
Ato vecse njollosin me turp perdoruesit, ndaj opinionit, partnereve e historise!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb