Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka publikuar rezolutën që Kuvendi i Kosovës ka miratuar për Luginën e Preshevës.

Ai tha se kjo rezolutë i është dorëzuar dy javë më parë kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

“Përtej dallimeve të brendshme politike, deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës u bashkuan njëzëri për të dëshmuar edhe një herë se Lugina e Preshevës zë një vend të veçantë në institucionet e Republikës”, ka shkruar ai në facebook.

Më tej, Kamberi ka uruar që një rezolutë e tillë të miratohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Lexo po ashtuTheret me thikë një person në veri të Mitrovicës“Si përpilues dhe iniciues i kësaj Rezolute, në emër të të gjithë shqiptarëve të Luginës, shpreh mirënjohjen time ndaj Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha grupeve parlamentare për mbështetjen e dhënë. Uroj që kjo Rezolutë të miratohet edhe në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Lugina e Preshevës duhet të jetë domosdoshmërisht pjesë e agjendës së përbashkët Kosovë – Shqipëri”, ka shtuar ai.

Kjo rezolutë e miratuar më 24 prill në Kuvendin e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që të zhvillojë dhe të zbatojë politika të struktuaruara mbështetëse për komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb