Ndërkohë që studentët vijojnë marshimin në rrugët e qytetit, duke vijuar ditën e 16 të protestës, kryeministri Edi Rama, në një mesazh ku i drejtohet popullit, është shprehur se pavarësisht se të rinjtë dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, ai do të jetë në detyrë deri në fund të ditës së fundit të përcaktuar në “kontratën” me shqiptarët.

“A është e mundur të mirëkuptohet kjo dhunë, presion e shantazh që gëlojnë ndaj kujtdo që nuk i bindet dhe nuk i bën hosana kësaj turme. Një turmë që nuk kërkon që të dëgjohet, por pretendon të vendosë në emër të rinisë. Nuk ka asnjë fije respekti për asnjë normë sjelljeje apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur që ta shoh këtë gjë mbi kodin shqiptar, ku të gjithë kemi fajet tona. Nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë përmbajtje vulgare gjuhësore në emër të rinisë, ardhmërisë. Me ndihmën e VIP-ave të ekraneve, po thyejnë automate dhe po thyejnë banka. Kam parë realitete të njerëzve të zakonshëm, por mes pafundësive të dritave të realitetit tonë, kam parë se sa ndryshe dhe sa herë më e thellë në mendjen e saj, që Shqipëria nuk përfaqësohet nga kjo turmë. Jam dhe do të jem deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm. E kam thënë kur nuk kishte asnjë protestë, kur kërkova mandatin e katërt dhe çdo vit e kemi rritur volumin e rishpërndarjes së fryteve, për paga dhe investime e shpenzime sociale”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: