Deputeti i pavarur, Ligoraq Karamelo, ka denoncuar sot në polici se është kërcënuar dhe shantazhuar në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar për media se ka dorëzuar në komisariatin e Korçës kallëzimin për shpifje, kërcënime dhe shantazhe.

“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korcë, OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare, ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Natyrisht që Korca nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korca ka dëshmuar qytetari, mirkuptim, bashkjetesë, këto janë sjellje të papranueshme që cënojnë jo vetëm bashkëjetesën, po prishin harmoninë që Korca ka. Kërcënimet kanë qenë të ndryshme, shumica janë te panjohura, është detyrë e prokurorisë ti zbulojë.

Jam kërcënur nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube aty ku kam qënë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj”, ka thënë deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb