TIRANE– Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një shkresë të lëshuar në adresë të tij, nga Autoriteti për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Vorpsi thotë se ka qenë ai vetë personi që i ka bërë kërkesë institucionit në fjalë informacion, nëse ka qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organeve të diktaturës.

Teksa publikon dokumentin, deputeti socialist shkruan se:
“Të dashur miq,
Vullnetarisht dhe për transparencë i kërkova “Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” informacion në lidhje me figurën time. Nëse kam qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organit famëkeq të diktaturës. Më poshtë është përgjigja zyrtare”.
kok

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb