Deputetja e PD, Ina Zhupa, publikon një video pas inspektimit të kryer në inceneratorin e Tiranës, në Sharrë, për të cilin shprehet se nuk ekziston fare.

Në një postim në “Facebook”, përbri videos, deputetja Zhupa ngre pyetjen se “Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!”

Sipas saj, “Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim”.

Postimi i deputetes:

Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!

Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!

Incenerimi nuk kryhet, metodat e reja të menaxhimit të plehrave nuk duken askund!

Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim.

Kanë firmosur që 430 milion euro, para të taksave të qytetarëve më të varfër në Europë, të të “digjen” në vend të plehrave!

Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb