Stefano Pioli është gati për sezonin e ri, me një objektiv të qartë të mbrojë titullin kampion. Trajneri i Milan është ndalur duke komentuar kalendarin dhe se si duhet të zbres ekipi i tij në fushë:

“Fillimi i sezonit është kompetitiv, por siç të gjithë e dimë, kalendari lidhet shumë me paraqitjet që ne do të bëjmë. Nuk ka rëndësi se me kë përballesh, ajo që bën diferencën është dëshira dhe mënyra se si zbret në fushë pasi një sezoni të shkëlqyer ku ke fituar titullin.

Objektivi ynë është të rritemi akoma më shumë. Mezi presim të zbresim në fushë”, u shpreh ndër të tjera Stefano Pioli i cili ndodhet me pushime së bashku me familjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: