DURRES– Rrëzimi i avionit të vogël në grykëderdhjen e Ishmit nuk ka ndodhur pa u vënë re. Disa peshkatarë që po dilnin në det në orët e para të mëngjesit të sotëm, thonë se e kanë parë avionin të bëjë disa xhiro në ajër, e më pas të ulet në pjesën e kënetës. Një dëshmitar i ngjarjes rrëfen për “News 24”, se ulja e avionit ka qenë e dyshimtë, pasi u është dukur sikur piloti po kontrollonte terrenin.

Në dëshminë e tij, ai thotë se nuk është hera e parë që kanë parë avionë të tillë të vegjël që fluturojnë në zonën e kënetës.

Çfarë keni parë? Si ndodhi rrëzimi i avionit?
Ishte një avion i vogël, bëri 15-20 xhiro në ajër.

Ku ndodhej? Në çfarë zone u rrëzua?
Ishte pak larg nga derdhja e lumit të Ishmit, ku ne gjuajmë për peshk. Ne i themi Gotull zonës. Është zonë moçalore, kënetë. Dhe nuk ka njerëz që të kenë prona, është zonë e lirë.

Keni parë më parë avionë të tillë të fluturojnë në këtë zonë?
Nuk është hera e parë që kemi parë, pasi vijnë edhe avionë të tjerë, që vijnë e ikin.

Si ndodhi rrëzimi i avionit?
Na u pa sikur po bënte xhiro, po kontrollonte diçka. U pa sikur donte të ulej fshehurazi. U duk pak i dyshimtë. Mund të ulej edhe tek fushat që i kishte afër, por nuk e bëri. Avioni është ulur, nuk ka rënë.

A u afruat për ta ndihmuar?
Që të tentosh të afrohesh është rreth 3-4 km nga vendi ku ishim ne. Nuk erdhi tek kodrat, tek bregu, por ishte poshtë tek kënetat.

Kur ndodhi ngjarja?
Ka ndodhur shumë më herët se ora 8:45 që thotë policia se mori informacion.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: