Edin Dzeko kujton sezonin e kaluar, ku Interi dështoi në finalen e Champions League. Sulmuesi i ri i Fenerbahçes, i intervistuar nga FBTV, nuk la pa përmednur humbjen ndaj Manchester Cityt.

“Ishte emocionuese, por në fund të lojës ishim të trishtuar që humbëm kundër Manchester Cityt. E di atmosferën në Stamboll, stadiumet janë shumë të bukur sepse luan para tribunave të plota. Jam i emocionuar që e përjetoj dhe e shoh atë atmosferë. Kur fola me lojtarët boshnjakë që kanë luajtur këtu para meje ma konfirmuan këtë gjë. Me kalimin e kohës, liga turke ka arritur në një nivel shumë më të mirë”.

Goli më i bukur? “Është e vështirë të zgjedh, por më i bukur është ai që kam shënuar me fanellën e Romës ndaj Chelseat në Champions. Kam pasur një emocion të madh” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb