Është ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman , reagon pas dështimit të konsensusit mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Ambasadori Norman shkruan se Këshilli Politik u krijua për të sjellë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe sot është dita për ta vënë popullin shqiptar të parin dhe për të gjetur dakordësi.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.

Norman
Norman

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb