Nga: ESIDO BARKAJ*

Edhe pse duhet të kishte nisur punën që në muajin janar të 2015, kontrolli bazë shëndetësor falas nuk është shtrirë në të gjitha qendrat shëndetësore në Tiranë. Kaktus iu drejtua qendrave shëndetësore të kryeqytetit ku u tregua se jo në të gjitha këto qendra funksionon check-up falas. Lidhur me këtë çështje, Kaktus iu drejtua Fondi të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ku zyra e shtypi shmang përgjegjësitë e saj duke thënë se duhet ti drejtohemi ministrisë së shëndetësisë. Në muajin prill, check up falas duhet të ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë, por për momentit kjo është e parealizueshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: