Kishte shumë interes dita e sotme në shtëpinë e Interit, pasi pritej një takim mes drejtuesve dhe sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi. 26-vjeçari prej tre javësh nuk stërvitet me ekipin, ndërsa tensioni është rritur shumë sa i takon mungesës së rinovimit së kontratës.

Por takimi nuk u bë dhe sigurisht nuk do të bëhet as nesër, ndërsa mendohet se ky takim do të bëhet vetëm pas derbit të Madoninës, në program më 17 mars. Mbetet për t’u kuptuar tani nëse argjentinasi do të grumbullohet apo jo për sfidën kundër Ajntrahkt Franksurtit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb