DEVOLL

Ambulanca e cila u përmbys na aksin Korçë-Bilisht mesditën e sotme po transportonte një pacient me COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se pacienti po transportohej nga Devolli drejt spitalit rajonal të Korçës për kurim.

Në kryqëzimin e Trenit ajo u përplas me një mjet tip ”Benz” dhe përfundoi në arën ngjitur me rrugën.
Mësohet se deri më tani nuk ka të lënduar, por që një tjetër ambulancë ka ardhur në vendngjarje për të transportuar pacientin me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: