“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga aksioni i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Burime për “BW” bëjnë me dije se dhjetra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi. Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras.

Po ashtu “BalkanWeb” ka siguruar edhe pamje nga aksioni i RENEA-s, e cila ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga operacioni në fjalë, që është nën gjurmimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre që lëvizin të armatosur, apo dhe të dyshuarve apo autorëve të ngjarjeve kriminale.

Sipas gazetarit Elidon Ndreka, në qarkun Lezhë nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariateve në varësi, në mbështetjen e forcave speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në ato ambiente apo lokale ku dyshohet se frekuentohet nga persona në kerkim, persona që mbajnë armë zjarri, lëndë narkotike apo që janë autorë veprash penale. Deri tani janë shoqëruar disa shtetas për verifikim.

  • foto galeri

Kujtojmë se këto kontrolle në terren vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me automatik drejt një lokali, ku u vra Bledar Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: