Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i 2019 ku u synua të eliminohet Domart Konjari, dhe lidhja me bandën kriminale që kishte ngritur 18 baza armatimi në Tiranë.

BalkanWeb siguron detaje nga dosja hetimore, ku del se Enver dhe Ermond Jamaku janë personat që vendosën eksploziv ne automjetin e kunatit Artion Bylyku, ndërkohë objektivi ishte Domart Konjari.

Sipas dëshmisë së Jamakut, atentati është porositur nga Flor Abazi, Bled Deda dhe Paris Prenga që janë pjesë e grupit që kishte ngritur 18 baza armatimi.

Këta të fundit i kanë premtuar Enver Jamakut se do t’i jepnin shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë i vunë në dispozicion automjet dhe dy mina me lëndë eksplozivetë lidhura e të komanduara me pulte në distancë.

Po ashtu ata i kanë treguar edhe foton e Konjarit, automjetin që përdorte dhe vendet që frekuentonte.

‘’’Shtetasi Enver Jamaku shpjegon se ka bashkëpunuar me këta persona në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm,.

Enver Jamaku në shpjegimet e tij ka deklaruar se ai dhe shtetasi Ermond Jamaku janë personat të cilët kanë vendosr dhe shpërthyer lëndën eksplozive në automjetin e shtetasit Artion Bylyku në rrugën ‘’Ramazan Biogdani’’ në muajin Tetor 2019. Në vitin 2019, është porositur nga Flor Izet Abazi, Blend Idriz Deda dhe Paris (Bledi) Pjetër Deda, për kryerjen e vrasës së shtetasit Domart Konjari. Për kryerjen e kësaj ngjarje këta tre shtats, i kanë gjetur dhe vënë në dispozicion personave nën hetim Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku automjetet për të mbajtur nën vënzhgim të viktimës dhe dy mina me lëndë eksplozive të lidhura e të komanduara me pulte komandimi në distancë. Ata i kanë premtuar se do ti jepnin shuma të konsiderueshme parash në këmbim të kryerjs së vrasjes së shtetasit Domart Konjari. Gjithashtu ka në dhënë një njohje (duke i treguar) personit nën hetim Enver Jamaku, fotografinë e shtetasit Domart Konjari, automjeti që përdor, një Mercedes Benc ngjyrë e zezë me targa të huaja me numra ‘’111’’ (sa mbajmë mënd personat nën hetim). Ata i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Domart Konjari dhe një ditë para ngjarjes e kanë njoftuar personin nën hetim Enver Jamaku se automjeti i viktimës është i parkuar në rrugën ‘’Ramazan Bogdani’’, pikërisht në vendin ku ka ndodhur dhe shpërthimi.

Për këtë ngjarje më datë 18.10.2019 ëshë vendosur dhe shpërthyer në dsitacënë automjeti Mercedes Benc ngjyrë e zezë me targë KSB X111 të shtetasit Artjan Bylyku.’’– thuhet në dosjen hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb