Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë mbrëmje në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku u mbytën dy vëllezër të moshave 15 dhe 6 vjeç.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se në liqen kanë rrezikuar të mbyteshin edhe dy fëmijë të tjerë, por kanë qenë banorët e zonës ata që kanë shkuar menjëherë, duke i shpëtuar.

Fëmijët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, ku dy janë shpëtuar nga banorët, ndërsa dy vëllezërit kanë humbur tragjikisht jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb