BRITANI E MADHE

Një incident i rëndë i dyshuar terrorist ka ndodhur sot në një lagje të Londrës, në Britaninë e Madhe. Policia e Londrës ka njoftuar se ka qëlluar me armë zjarri për vdekje një burrë, pasi ai ka sulmuar me hanxhar kalimtarët, duke plagosur 3 prej tyre.

Një burrë dhe një grua pësuan plagë me thikë në Streatham High Road, Lambeth, rreth orës 02:00 me kohën lokale. Viktima mashkull pësoi lëndime të rrezikshme për jetën, tha në një deklaratë Zëvendës Ndihmësja e Komisionerit të Policisë Metropolitane Lucy D’Orsi, shkruajnë mediat britanike.

Lëndimet e viktimës së dytë nuk ishin të rrezikshme për jetën, por ajo ishte shtruar në spital, sipas D’Orsi. Pasi konstatuan krimet e të dyshuarit, oficerët kanë qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.  Një grua dyshohet se u plagos, pas të shtënave të policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

D’Orsi tha ase dyshohet se ngjarja kishte lidhje me terrorizmin. Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan tha se incidenti po trajtohet si “i lidhur me terrorizmin” dhe se ai ishte në kontakt me komisarin e Policisë Metropolitane dhe personelin. Khan u shpreh se nuk do të lejohet asesi që terrori të mund të godasë jetën e qetë të qytetarëve të Londrës.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi në lidhje me këtë sulm. “Lutjet e mia janë me të dëmtuarit dhe të gjithë ata që preken nga tragjedia”, shkroi në rrjetet sociale Johson. Policia ka thënë është në gatishmëri për çdo situatë të pakëndshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb