Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit e shënuar në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Mësohet se ka ndërruar jetë një prej të ndaluarve, ndërsa dy të tjerë, mes tyre edhe një punonjës policie, janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur. Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: