Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin në një mobileri në Durrës,. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve të lidhur me pronësinë.

Ndërkohë janë shoqëruar tre persona.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet, pronari i mobilierisë ka deklaruar se është në konflikt në lidhje me pronësinë e një toke.

Ndërkohë burime pranë policisë thanë për gazetaren Klodiana Haxhiaj se lënda plasëse ishte e tipit artizanal me fitil zjarr përcjellës.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: